Alex McLeish e ka të qartë se çfarë do t’i kërkojë lojtarëve për ndeshjen e së shtunës në Shkodër me Shqipërinë e vlefshme për Ligën e Kombëve. Trajneri i Skocisë do të marrë si shembull më të mirën në sfidën e parë e luajtur në Gllazgou që përfundoi me fitoren 2 – 0 të vendasve.

Alex McLeish, trajner i Skocisë:

Duhet ta zhvillojmë më shumë paraqitjen që patëm në ndeshjen e parë me Shqipërinë. E kam të qartë se çfarë dua. Më duhet t’i shpjegoj lojtarëve saktësisht se çfarë duhet të bëjnë në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.

Alex McLeish është shtrënguar të bëjë ndryshime në grupin e futbollistëve për shkak dëmtimesh. David Bates, Ryan Jack, Scott McTominay dhe Scott Bain janë afrimet e fundit. Skocia duhet të përballojë edhe sfidën me Izraelin që mbyll takimet në Grupin 1 të Ligës C.

Tv Klan