Festa hebreje e çlirimit nga skllavëria u shndërrua në mort në këtë Sinagogë të Kalifornisë. Një besimtare 60-vjeçare humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën. Mes të lënduarve është edhe një 8-vjeçare izraelite dhe një rabin.

Ata u qëlluan me automatik nga 19-vjeçari Xhon Wrnest. Ai u arrestua në vendngjarje nga një ky polic i kufirit që ndodhej brenda në Sinagogë, i cili iu kundërpërgjigj autorit me armë por pa e lënduar. Hetuesit thanë se motiv i ngjarjes ishte urrejtja ndaj hebrenjve. Në manifestin e tij të publikuar para sulmit, 19-vjeçari pa rekorde kriminale shkruante se ishte frymëzuar nga Brenton Tarrant, autori i masakrës me armë të muajit të kaluar në dy xhami të Zelandës së Re, ku u vranë 50 besimtarë myslimanë.

Wrnest, student i infermierisë, besonte në teoritë konspirative se hebrenjtë duan të shfarosin rracën e bardhë europiane dhe se Donald Trump ishte vegël e tyre. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ngushëlloi familjet e të prekurve nga kjo ngjarje, ndërsa vlerësoi lartë reagimin e policit që parandaloi të tjera viktima në këtë sulm.

Tv Klan