Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrojtën titullin kampion bote, duke ngritur trofeun për femra edhe për vitin 2019. Hera e katërt për vajzat amerikane që triumfojnë, duke u bërë përfaqësuesja me më shumë kupa bote.

Finalja e luajtur me Holandën në Lion u mbyll me rezultatin 2 – 0, një sukses i arritur me meritë përballë skuadrës më të mirë europiane. Goli i Rapinoe me penallti dhe realizimi nga në hyrje të zonës i Lavelle vendosën fatin e takimit.

“Nuk mund ta përshkruaj atë që po përjetoj, është e pabesueshme. Në këtë moment jemi pak të çmendura, është një gjë e veçantë. Mendonim vetëm të fitonim”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilluan një turne fantastik, pasi i fituan të gjitha ndeshjet e kësaj faze finale, duke nisur nga suksesi 13 – 0 me Filipinet.

Tv Klan