SHBA: Liqeni i Ujmanit të trajtohet si lumi Kolumbia




SHBA: Liqeni i Ujmanit të trajtohet si lumi Kolumbia

08:48 24/06/2021

DASH përmbush një nga angazhimet e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Amerikanët propozojnë si zgjidhje për mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi për liqenin e Ujmanit traktatin për lumin e Kolmbias mes SHBA dhe Kanadasë. Raporti i Departamentit Amerikan të Energjisë me këtë studim fizibiliteti dhe me propozimin konkret përmbush një nga angazhimet e Marrëveshjes së Uashingtonit të arritur më 4 Shtator 2020 mes palëve në prani të presidentit Trump.

Raporti propozon formimin e një komisioni apo komiteti për lumin Ibër që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore.

Në propozojmë që Kosova dhe Serbia të marrin në konsideratë angazhimet teknike nga traktati ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë për lumin Kolumbia në lidhje me furnizimin me ujë, të agjencive të energjisë dhe kontrollimit të përmbytjeve duke modeluar nevojat institucionale për të mbështetur një komision të tillë edhe për lumin Ibër”, thuhet në dokument.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, traktati mundëson menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe ofron përfitime thelbësore për miliona njerëz në të dy anët e kufirit. Ky liqen konsiderohet pikë strategjike vitale për Kosovën, pasi aktualisht furnizon me ujë, një zonë me mbi 500 mijë banorë.

Klan News





Të ngjashme