Dhoma e Përfaqësuesve pritet të miratojë ndryshimet e reja kundër Covid-19

Dhoma e Përfaqësuesve në ShBA miratoi paketën e ndihmës financiare me vlerë prej 1.9 trilionë dollarë, që synon ndihmën e amerikanëve të prekur nga pandemia e koronavirusit.

Dy demokratë iu bashkuan republikanëve dhe kundërshtuan këtë paketë të propozuar nga presidenti, Joe Biden. Ky projektligj do të kalojë tani në Senat, ku demokratët dhe republikanët kanë numër të njëjtë ligjvënësish.

Pakoja e propozuar nga presidenti Biden ka për synim që të rrisë numrin e të vaksinuarve kundër sëmundjes COVID-19 dhe të testimeve. Gjithashtu administrata pret të stabilizojë ekonominë. Paketa do të sigurojë një ndihmë financiare shtesë prej 1,400 dollarësh për individët, bizneset e vogla dhe qeveritë lokale.

Një element kyç i legjislacionit që është kundërshtuar lidhet me dyfishimin e pagës minimale në orë që rritet në 15 dollarë. Votimi i këtij projektligji vjen në të njëjtën javë kur SHBA-ja kaloi kufirin e 500.000 viktimave nga koronavirusi.

Presidenti Biden e ka quajtur këtë projektligj “Planin për Shpëtimin e Amerikanëve”, por republikanët thonë se është i mbushur me prioritetet e demokratëve, që nuk kanë lidhje me pandeminë. Për këtë projektligj pritet vota e Senatin javën e ardhshme.

Ligjvënësit pritet të votojnë kryesisht në linja partiake. Miratimi i saj do t’i jepte Presidentit Biden fitoren e tij të parë të madhe legjislative që nga marrja e detyrës më 20 janar.

Klan News