Turqia ua ka dorëzuar regjistrimin e vrasjes së gazetarit Khashoggi, Shteteve të Bashkuara, Arabisë Saudite dhe disa vendeve të tjera. Lajmi bëhet i ditur nga vetë presidenti turk Rexhep Taip Erdgoan, i cili përsëriti se Sauditët janë në dijeni të plotë se kush e ka vrarë gazetarin e Uashington Post.

Riadi zyrtar pranoi krimin brenda në konsullatën e Stambollit, por mohoi lajmet për përfshirjen e familjes mbretërore Saudite.

Varianti zyrtar i Arabisë Saudite është se vrasja ka ndodhur pas një interviste të përfunduar keq, por Turqia e hedh poshtë këtë mundësi, duke thënë se Khashoggi është mbytur sapo ka hyrë në konsullatë.

Tv Klan