Në fund të listës së europianëve Rumania e Bullgaria

Shtetet e Bashkuara janë vendi me nivelin më të ulët të informalitetit në ekonomi në shkallë globale. Konstatimi vjen nga platforma e njohur botërore online “IZA World of Labor” me qendër në Bon, e cila përmes një ekipi ekspertësh të ekonomisë ndërkombëtare zhvillon analiza mbi ekonominë dhe tregun e punës.

Siç duket edhe në këtë grafik, ekonomia informale e Shteteve të Bashkuara është sa 7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të këtij vendi që në 2019-ën arriti në 24 triliardë dollarë. Rreth 1.6 triliardë dollarë qarkullojnë në mënyrë informale në ekonominë amerikane.

Grafiku përfshin analizën e informalitetit për 23 ekonomitë më të mëdha të botës, ku pas Shteteve të Bashkuara renditet Zvicra për informalitetin në ekonomi që arrin në 8.2%. Ekonomi të mëdha europiane si Franca e Gjermania e kanë përkatësisht 12.9 dhe 14.3% nivelin e informalitetit. Ndërsa Italia e Greqia 23.4 dhe 26.1%. Në fund të listës renditen Turqia, Rumania e Bullgaria me nivel informaliteti mbi 30%. Të dhënat mbi të cilat bazohet renditja i përkasin periudhës 2003-2018.

Për Shqipërinë raporti i fundit është hartuar nga Banka Botërore 3 vite më parë, që tregoi se niveli i informalitetit arrinte në 40% të GDP-së, shifër që përputhet me konstatimin e Bankës së Shqipërisë.

Tv Klan