Shëndeti mendor në këtë periudhë është tepër i prekur dhe duke i shtuar dhe idenë e të qenit i përsosur në mediat sociale, mund të zvogëlojë më tej mirëqenien tuaj gjatë izolimit.

Fuschia Sirois nga Universiteti i Sheffield u shpreh se përsosmëria nuk ka të bëjë vetëm me përpjekjen për të bërë më të mirën tënde, ka të bëjë me të qenurit të prirur ndaj mendimeve për arritjen e standardeve ideale dhe duke u përpjekur në mënyrë të vazhdueshme të arrish qëllime jorealiste.

Kjo mund të shfaqet tek ne duke qenë tepër negativ në lidhje me sjelljen tonë dhe tepër të fiksuar se si njerëzit e tjerë i shikojnë arritjet tona.

Sipas doktoreshë Sirois, këto krahasime sociale nga njëra anë na ndihmojnë të vlerësojmë performancën tonë dhe të motivojmë vetë-përmirësimin. Por nga ana tjetër, kontrolli i vazhdueshëm i mediave sociale për të parë se si të tjerët po përballen me izolimin, mund të çojë në mendime të përsëritura negative dhe që mund të rritë rrezikun për depresion.

Ndjenjat për të mos qenë perfekt në sytë e të tjerëve japin një arsye tjetër pse perfeksionistët rrezikojnë për shëndet të dobët mendor gjatë izolimit”.

Sipas saj, kjo është një arsye pse perfeksionistët janë më të prirur ndaj shkëputjes sociale dhe vetmisë.

”Sa më shumë që shikojmë jetën e të personave të tjerë në Instagram, aq më të papërshtatshëm ndjehemi. Ose ne jemi të detyruar të braktisim regjimet tona të stërvitjes ose të kalojmë në mbingarkesë, duke u munduar të jemi më të aftë se ata dhe duke vënë veten në rrezik dëmtimi, rraskapitjeje dhe sjelljeje të çrregulluar”.

Atëherë, çfarë mund të bëjmë për të patur një shëndet të mirë mendor?

Dr Sirois thotë se duhet të tregoheni të mirë me veten dhe jo kritikues.

Përqafimi i papërsosmërive tona mund të na ndihmojë të jemi më të vetëdijshëm për shëndetin tonë mendor dhe të ndjehemi më të lidhur me të tjerët gjatë izolimit. Ky është një hap i parë i rëndësishëm drejt arritjes dhe marrjes së ndihmës, kur kemi nevojë për të”./tvklan.al