Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Në këtë takim mediat u lejuan që të marrin vetëm pamje, njofton Klan Kosova.

Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka pritur homologun e saj në aeroport derisa më vonë ajo e edhe në ministri Dendiasin.

Dendias ka dhënë shenja të forta se Greqia së shpejti do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai i ka thënë Klan Kosovës se çështja e njohjes së Kosovës nuk është çështje e shpresës se a do ta njohë Greqia Kosovën ose jo, por është çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Pas takimit me Hotin, Dendias u takua edhe me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Në takimin e Kryeministrisë, delegacionin nga Greqia e pritën edhe Haradianj-Stublla, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe shefja e kabinetit të Hotit, Ardita Dushi./klankosova