Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Lindja dhe vdekja janë momentet më të rëndësishme të jetës. Për të dyja investimi është maksimal. Rrugëve të Tiranës, kohët e fundit janë shtuar zyrat e shërbimit funeral. Janë katër firma të licencuara private, të cilat marrin përsipër ceremonitë mortore krahas zyrës së shërbimit shtetëror funeral.

Kështu në zyrën e shtetit një ceremoni mortore kushton mesatarisht deri në 200 mijë lekë të vjetra, ndërsa tek shërbimet private, ajo shkon deri 500 mijë lekë të vjetra. Në të dyja rastet si zyra shtetërore ashtu edhe ajo private marrin përsipër autobusët e transportit dhe orarin e ceremonisë. E mesa duket nuk duhet të jetë i pakët fitimi nga ky biznes, pasi filialet e firmave private po shtohen nëpër rrugët e kryeqytetit./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori