Një grua është goditur me thikë nga burri i saj 73-vjeçar pas një konflikti mes tyre në banesë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Manhatan” në Kamëz.

Në vendngjarje shkuan me shpejtësi forcat policore pas njoftimit të marrë për konfliktin që po ndodhte në familje. Sapo 73-vjeçari me iniciale N.P. pa që patrullat policore po mbërrinin në banesën e tij, tentoi të largohej por u kap nga uniformat blu.

Ndërkohë, gruaja e 73-vjeçarit që mbeti e plagosur nga goditja me thikë, ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi pas një debati për motive të dobëta mes çiftit të bashkëshortëve. 73-vjeçari akuzohet për vrasje për shkak të rrethanave familjare e mbetur në tentantivë. /tvklan.al