Një sherr mes dy persona ka përfunduar me plagosjen e një 51-vjeçari në Sarandë. Policia sqaron se sherri ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe është bërë i mundur shoqërimi për në komisariat i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Mësohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Aleksandër Dauti, 25 vjeç, banues në Sarandë.

Sipas policisë, i riu  dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta, 51-vjeçarin me iniciale P. S., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë blutë e Sarandës në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al