Supermodelja Naomi Campbell ka zgjedhur të ndajë disa mesazhe me ndjekësit e saj në Instagram.

Duke u shprehur se COVID-19 është diçka e re dhe e frikshme për të, ikona e modës ka ndarë edhe disa foto dhe video, në të cilat duket se ka marrë masa maksimale për mbrojtjen nga ky virus.

Ajo del e veshur me të njëjtën veshje që mbajnë mjekët e vijës së parë të frontit.

Ajo ka shënuar në Instagram edhe se një veshje të tillë e ka mbajtur në trup për të bërë humor. Po ashtu ajo këshillon fansat e saj që të mbajnë doreza dhe maska. Ajo që bie në sy është fakti se shkrepjet janë bërë në aeroplan, pasi femra më e bukur me ngjyrë ka zgjedhur të udhëtojë një javë para 50-vjetorit të saj. 

Duket se këtë ditëlindje ajo do ta festojë në një mënyrë shumë të veçantë, të paktën kështu është shprehur. 

“Sinqerisht, nëse jam këtu në 22 Maj, në izolim, jam e bekuar. Nuk kam frikë nga 50,” ka thënë ajo.

Naomi Campbell, supermodelja me origjinë afro-amerikane ka plot 30 vjet karrierë, ndërsa është vlerësuar si femra me ngjyrë më e bukura në të gjithë globin. Nga ana tjetër, sa iu përket këshillave për mbrojtjen nga koronavirusi, ato janë dhënë edhe nga shumë artistë apo modelë të tjerë nëpër gjithë botën.

Klan Plus