Në studio:

Brixhida Muça

Gentjan Masha

Migena Kika

Në lidhje direkte nga Kalaja e Tranës – drejtoresha e shkollës Myslym Keta

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Byrek me qepë të njoma dhe gjizë

Brumi:
450 gr miell
230 ml ujë
Kripë
1 lgj vaj ulliri
Mbushja
800 gr qepë të njoma
1 fk vaj ulliri
300 gr gjizë
Kripë
Majdanoz
Kopër
Pak nenexhik
2 vezë
Fillimisht në një tas vendosim përbërësit e brumit, e punojmë me dorë 5-10 minuta deri sa brumi merr formën e duhur, jo brumë i fortë por pak i butë. E lëmë brumin të pushojë 20-30 minuta e më pas e ndajmë atë në kuleçë të vegjël 12-13 copë. Sa brumi të pushojë, përgatisim mbushjen. Pastrojmë qepët dhe i presim ato në unaza të vogla. I vendosim të prera në tigan me një filxhan kafe vaj ulliri dhe shtojmë pak kripë. I kaurdisim deri sa të ulin volumin, pa i dhënë ngjyrë. I transferojmë në një tas ku do të shtojmë gjizën dhe 2 kokrra vezë. Rregullojmë shijen me pak kripë dhe erëza, kopër, majdanoz, nenexhik. Hapim kuleçët në peta të vogla me diametër 20 cm. I bashkojmë ato 4 e nga 4 të cilat i lyejmë me vaj para se ti bashkojmë. 2 kuleçë nga 4 i vendosim si bazë të byrekut duke i lyer përsëri me vaj. Vendosim mbushjen në mes duke e mbuluar me një petë me 4 kuleçë dhe një petë teke në sipërfaqe dhe këto të spërkatura me vaj midis tyre. E spërkatim me vaj, në fund kthejmë anët dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë për 30-35 minuta.

Një pjatë e shijshme dhe e shëndetshme që mund të konsumohet në çdo vakt

2 kunguj të njomë
100 gr djathë të bardhë
2 lgj kos të kulluar
2 thelpinj hudhër
2 lgj tahini
2 lgj lëng limoni
5-6 degë majdanoz
1 lk piper të zi
3 lgj vaj ulliri
2 lgj stika pishe (sipas dëshirës)
Qërojmë shumë hollë lëkurën e kungujve dhe i presim ata në kubikë të vegjël. I kaurdisim në një tigan me 3 lugë gjelle vaj ulliri deri sa kungulli të zverdhet lehtë. Më pas i vendosim kungujt në një procesor qepe dhe shtojmë në të djathin e prerë në kubikë, hudhrat, salcën e kosit, tahini, lëng limoni, majdanoz, piper të zi dhe i kalojmë në grirëse deri sa të përftohet një masë kremoze në trajtën e një salce. E hapim atë në një pjatë, e spërkatim përsëri me pak limon, vaj ulliri, pak majdanoz të grirë hollë dhe nëse keni pak stika pishe në fund.

2 prilli, Dita Botërore e Autizmit

Autizmi dhe nevoja për ta njohur, kuptuar e ndërgjegjësuar

Quiz/ Loja telefonike

/tvklan.al