Shkencëtari amerikan: Vaksina ende larg

Shkencëtari amerikan: Vaksina ende larg

12:13 21/05/2020

Një prej shkencëtarëve më të shquar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë se zhvillimi i një vaksine të suksesshme është ende larg, ndaj qeveritë nuk duhet t’i mbajnë shpresat tek ajo.

Megjithatë, William Haseltine shprehet se virusi mund të kontrollohet pa një vaksinë efektive, duke identifikuar të infektuarit, duke gjurmuar kontaktet e personave të prekur dhe duke i izoluar ato.

Në një raport të publikuar nga Reuters, Haseltine u bëri sërish thirrje njerëzve që të mbajnë maska, të lajnë duart, të pastrojnë sipërfaqet dhe të mbajnë distancë nga njëri-tjetri.

Teksa zhvillimi i një vaksine është i mundur, shkencëtari tha: “Nuk do t’i mbaja shpresat tek ajo”./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo