Një 56-vjeçar nga Tropoja është aksidentuar rëndë ndërsa ishte duke punuar për pastrimin e një kanali vaditës, pasi një gurë i shkëputur nga shkëmbi i ka shkaktuar dëmtime në kokë.

Sipas Policisë, B.L., së bashku me disa persona të tjerë, kanë qenë duke punuar vullnetarisht për pastrimin e kanalit vaditës të fshatrave Shoshan dhe Cërrnicë, ku si pasojë e shkëputjes së një guri nga një shkëmb (shkaqe natyrore) është dëmtuar në kokë.

56-vjeçari pasi ndihmës së parë mjekësore është dërguar me helikopter drejt Spitalin e Traumës në Tiranë. /tvklan.al