Policia ka sekuestruar një arsenal armësh, si dhe ka vënë në pranga 6 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në sajë të operacionit të koduar “Livadhet” janë arrestuar: Ardit Torishta, 23 vjeç, Bekim Torishta, 20 vjeç, S.B, 16 vjeç, Endri Mustafa, 27 vjeç, (i dënuar më parë për plagosje), të gjithë banues në Shkodër.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim i A. B,  27 vjeç, banues në Shkodër.

Policia ka sekuestruar arsenal armësh, municionesh, lëndë shpërthyese, antiplumba, silenciatore, kapsolla detonatore, maska e skafandra.

Sipas policisë më datë 07.06.2016, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër kanë shkuar të dëmtuar  2 shtetas me iniciale :

E.Gj, 27 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër dhe G.M, 24 vjeç, banues në Shkodër.

Nga veprimet proceduriale rezultoi se personit me iniciale E.GJ i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër 150.000 lekë të reja dhe një telefon I-Phone disa persona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete BMW X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë.

Si rezultat i operacionit “Livadhet” u bë e mundur arrestimi i personave të sipërpërmendur.

Këta përsona në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale: “ Vjedhje me armë ”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim,  ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2 gëzhoja model 54 dhe 1 predhë model 54.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

-6 automjete të ndryshme, ku në automjetin Ford Focus  i përdorur nga autorët e dyshuar në ngjarjen e vjedhjes me armë janë gjetur dhe sekuestruar:

-2 antiplumba

-305 copë fishekë model 56

-5 krehëra armë zjarri automatikë

-2 krehëra pistoletë  TT

-5  skafandra motorri

-4  maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë

-7 copë fishekë model 54

-3 gëzhoja model 54

-rroba me mbetje si  njolla gjaku,

-8 telefona celularë të markave të ndryshme.

Në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, (babai i shtetasit të shpallur në kërkim).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale :

-1 arme gjahu çifte

-1 pistoletë me mulli pa numër

-1 armë gjahu shotgan

-1  thikë  dhe 25 copë fishekë të cilat i posedonte pa leje.

Gjithashtu në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë  dhe i shtetasit Brahim Bilali, 58 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale:

– 3 arme zjarri kallashnikov,

-1 silenciator me ngjyrë të zezë.

– 1 armë zjarri automatikë e shkurter, me krehër, me silenciator , pa numër

(e ngjashme me automatikun Tomson)

-2  krehëra pistoletë TT  dhe 3 krehëra me fishekë automatiku.

-7  kallepë tritoli 200 gram

-1 kuti me kallepë tritoli,

-10 kapsolla detonatore elektrike me përcjellësa dhe 12(dymbëdhjetë) kapsolla detonatore pa përcjellësa

-23 fishekë armë gjahu kalibri 12 mm ,

-190 fishekë  model 56 kalibri 7.62 mm

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan,al