Shkrimet në mediat e huaja, banorët e Lazaratit: Gënjeshtra me prapavijë dashakeqe

15:32 19/01/2016 lazarat-banori

Janë të prerë në reagimet e tyre banorët e Lazaratit: lajmet e dhëna nga disa media të huaja, si "Daily Mirror" apo "Corriere Della Sera", se ISIS po kontrollon pantacione me kanabis në këtë zonë dhe po stërvit xhihadistë, janë të pavërteta.

Janë aq të revoltuar me lajmet që i identifikojnë me terroristët e ISIS, saqë edhe reagimet i kanë ekstreme.

Imami i xhamisë së Lazaratit flet për një lojë të turpshme. Publikisht, deklaron se ai dhe besimtarët myslimanë të fshatit e konsiderojnë ISIS –n një organizatë terroriste.

Imami thotë se besimtarët myslimanë nuk kanë mbjellë asnjëherë hashash. Ai dhe banorët i konsiderojnë shkrimet e mediave, që i lidhin fshatin me organizatën terroriste, të porositura dhe dashakeqe.

"Daily Mirror", gazeta britanike, që shkruajti mbi kontrollin e kanabisit nga ISIS, në shkrimin e saj i referohej disa të ashtuquajturve ekspertë të sigurisë nga vendet e rajonit, mes të cilëve edhe Vladimir Pivovarov, ish – Shefit të Shërbimeve Sekrete Maqedonase dhe nuk kishte pyetur asnjë ekspert sigurie nga Shqipëria, apo përfaqësues të autoriteteve shqiptare.

Tv Klan
Të ngjashme
Kolegji Profesional AKSHI