KORÇË | Autoritetet policore vunë në pranga 4 persona në Korçë, të cilët akuzohen se dhunuan 2 infermierë në spitalin e këtij qyteti. Të arrestuarit janë E. Ç., 43 vjeç; S. M., 45 vjeç; T. M., 23 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç.

Sipas policisë këta persona, “janë paraqitur ditën e sotme, rreth orës 16:20, në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, për të kërkuar ndihmë mjekësore, për shtetasin E. Ç., i cili ndodhej në gjendje të dehur dhe në bashkëpunim mes tyre, janë konfliktuar verbalisht dhe më pas kanë goditur për shkak të detyrës, dy infermierë të këtij Spitali konkretisht shtetasit E. B. dhe F. C., me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim./tvklan.al