Shoqata europiane e klubeve të futbollit njoftoi se është në pritje të aprovimit të UEFA-s për të nisur një tjetër kompeticion europian veç atyre të Champions dhe Europa League. Prej kohësh është folur për një garë të tretë mes klubeve europiane. Presidenti i shoqatës europiane, Andrea Agnelli njoftoi dakordësinë për këtë risi në futbollin kontinental.

Komunikimi u është bërë të gjithë anëtarëve të shoqatës. Pritet që gara e re të nisë në sezonin 2021 – 2022 duke e çuar numrin total të klubeve pjesëmarrëse në 96. Mendohet që kompeticioni i ri të vijë si derivat i UEFA Europa League duke zvogëluar numrin e klubeve pjesëmarrëse në të. Tashmë topi është në fushën e UEFA-s që duhet të aprovojë idenë dhe të formojë konkretisht turneun e ri.

Pritet që anëtarët e shoqatës europiane të klubeve të japin konsensusin e tyre pasi kompeticioni i ri do të ishte një mundësi më shumë për të luajtur në Europë.  10 vite më parë, UEFA ndali zhvillimin e Kupës Intertoto që ishte gara e tretë europiane.

Tv Klan