Shumë drejtues nuk përdorin rripin e sigurimit

Për shtatë muaj në Kosovë kanë vdekur 54 persona në aksidente trafiku. Krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar ka rënie të numrit të aksidenteve derisa edhe numri i të vdekurve është 13 më pak.

“Të gjitha llojet e aksidenteve kanë shënuar rënje. Sa i përket aksidenteve me lëndime i kemi 350 raste më pak apo 900 persona të lënduar më pak. Kemi 107 raste më pak të aksidenteve me dëme dhe rreth 450 raste në përgjigjësi më pak sa i përket numrit të aksidenteve”.

Sipas policisë, faktor kontribues te aksidentet e trafikut në shumicën e rasteve është shpejtësia, derisa mospërdorimi i rripit të sigurisë ndikon që aksidentet të përfundojnë me fatalitet. 

“Edhe pse shpejtësia këtu lejohet deri  130 km/orë këtu shpeshherë ngasësit dijnë të dyfishojnë shpejtësinë gjë që është me shumë rrezik”.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, krahasuar me vitin e kaluar në shtatë muajt e parë të këtij viti Policia e Kosovës ka shqiptuar rreth 12 mijë gjoba më shumë në trafik.

Për të ulur numrin e aksidenteve, Policia e Kosovës pos detyrave të përditshme ka realizuar shumë aktivitete të tjera për sensibilizimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të trafikut rrugor.

Tv Klan