Cristiano Ronaldo që më 13 Tetor ndodhet jashtë fushave për shkak të infektimit me koronavirus. Së fundmi ai është testuar për herë të tretë pozitiv, por kjo që nuk e ka ndaluar aspak futbollistin që të jetë aktiv në rrjetet sociale.

Së fundmi ai ka publikuar një foto në “Instagram” ku shkruan se është shumë mirë dhe i shëndetshëm.

Por ajo që ka rënë më shumë në sy në postimet e fundit është pamja e tij e jashtme, ku përveç flokëve të prera 0, në fytyrë duket i zbehtë dhe i dobët. Këtë gjendje të tij fizike, mediat e huaja e kanë lidhur me pasojat që Covid-19 i ka lënë. /tvklan.al