Eurodeputeti slloven Lojze Peterle gjeti një mënyrë të veçantë dhe të hareshme për të përshëndetur kolegët parlamentarë në seancën e fundit të kësaj legjislature të Parlamentit Europian.

Ai luajti me Harmonikë “Odën e Gëzimit” të Bet’hovenit, e njohur edhe si himni i Bashkimit Europian.

Peterle, i cili ka qenë edhe Kryeministri i Sllovenisë, u bëri thirrje vendeve anëtare të unionit të punojnë për t’a mbajtur të bashkuar Europën. Në fillim të seancës u mbajt edhe një minutë heshtje për 29 viktimat e tragjedisë së të mërkurës në Madeira.

Zgjedhjet për Parlamentin Europian zhvillohen nga 23 deri 26 Maj. Edhe këtë herë, shqetësimi kryesor i Brukselit janë parashikimet për shtimin e radhëve të deputetëve euroskeptikë.

Tv Klan