Një atentat me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Fierit. Sipas policisë, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” ka shpërthyer mjeti tip “Benz” me drejtues 38-vjeçarin E.M, 38 vjeç.

Gjatë kohës së shpërthimit mjeti ka qenë i parkuar dhe drejtuesi i tij sapo kishte hipur në mjet. Paraprakisht dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë plasëse eksplozivë

”, tha policia në një njoftim për mediat.

Drejtuesi i mjetit është dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./tvklan.al