Shpërthen granata, plagoset fermeri në Maliq



Shpërthen granata, plagoset fermeri në Maliq

16:46 16/05/2021

Një granatë e vjetër ka shpërthyer në fshatin Shqitas të Maliqit duke lënë të plagosur një fermer.

Ky i fundit me iniciale H.S. rreth 39 vjeç ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës. Ai ka pësuar dëmtime në dorë.

39-vjeçari u plagos teksa ishte duke punuar me një mjet bujqësor tip frezë në tokën e tij dhe ra në kontakt me një granatë.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /tvklan.al







Të ngjashme