Një ngjarje kriminale u shënua në fshatin Greps të Fushë – Krujë, gjatë orëve të para të mëngjesit.

Sipas policisë, një person i paidentifikuar, ka hedhur një sasi lënde plasëse të prodhuar në mënyrë artizanale, në afërsi të banesës së shtetasit Roland Tema, 36 – vjeç.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, ku është thyer një xham i mjetit tip Fuoristradë ML, me targa AA 510 CB, në pronësi të Temës, i parkuar në afërsi të banesës.

Policia bën me dije se Roland Tema është person me preçedentë penalë të mëparshëm.

Efektivat e Policisë, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tv Klan