Lënda plasëse në derën e banesës së një 62-vjeçare, nuk ka të lënduar

Këto janë pamjet e hyrjes së shtëpisë së Frida Salës, pas shpërthimit të lëndës plasëse që persona të panjohur kanë vendosur në derë të 62-vjeçares. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tom Kola”, të qytetit të Shkodrës, rreth orës 03:40 të mëngjesit.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por ka vetëm dëme të shumta materiale. Nga informacionet e para mësohet se autori ka qenë i maskuar dhe me motor. Ai ka hedhur lëndën plasëse në portën e banesës së 62-vjeçares dhe më pas është larguar.

Në dëshminë që ka dhënë në polici Frida Sala ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.

“Jemi zgjuar me djalin në mëngjes për të ngrënë syfyrin për muajin e Ramazanit. Kemi dëgjuar shpërthimin së bashku me djalin dhe menjëherë kemi njoftuar policinë. Nuk kemi konflikt me askënd. Nuk di arsyen pse mund ta kenë bërë.”

Mësohet se Frida Sala punon në doganë, ndërsa i biri në një kompani interneti.

Klan News