Një ngjarje e rëndë është shënuar në Spanjë, ku si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë lëndësh kimike, kanë gjetur vdekjen dy persona dhe janë plagosur dy të tjerë.
Por si për ironi të fatit, njëri prej viktimave, i identifikuar me emrin Sergio, është vrarë nga një pllakë metalike me peshë 1 ton.
Ai ndodhej në banesën e tij, 3 km larg nga fabrika, ku si pasojë e shpërthimin, pllaka metalike ka fluturuar deri në banesën e tij duke e lënë të vdekur.
Autoritetet thanë se shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një incidenti kimik. /tvklan.al