Atalanta është në prag të një suksesi historik, pjesëmarrja në grupet e Champions League. Fitorja 3 – 1 në fushën e Lazios e mbajti në vendin e katërt dhe për këtë meritë ka edhe Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi shqiptar është një nga vlerat e shtuara për bergamaskët si në aspektin sportiv edhe atë ekonomik. Gjimshiti erdhi nga Zurich në Janar të 2016 te Atalanta me parametër zero, por tani vlen 15 milionë euro, të paktën sipas Sportmediaset.

26-vjeçari fitoi besimin e Gian Piero Gasperini, pasi u përshtat me futbollin italian, përfshi huazimet me Avellino dhe Benevento. Këtë sezon Berat Gjimshiti gjeti hapësirë tek Atalanta ku është aktivizuar në 25 ndeshje në kampionat, kupë dhe Europa League. 1 gol i realizuar ndaj një kundërshtari të fortë si Inter, i sigurt në mbrojtje dhe një ndihmë në sulm. Atalanta edhe falë Berat Gjimshitit mund të fitojë këtë sezon Kupën e Italisë, por synimi madhor mbetet debutimi në grupet e Champions League.

Tv Klan