Rezulton efikas një ilaç kundër alzheimer. Në testimet e kryera mbi kaviet në laborator, ky medikament eksperimental ka arritur të zhdukë proteinat difektoze të akumuluara në tru, ka shënuar një përmirësim të memorjes, ankthit, depresionit, performancës motorike, pra levizjes, edhe në rastet më të rënda.

Studimi dhe rezultatet e tij të jashtëzakonshme janë frut i punës së grupit kërkimor të Universitetit Albert Einstein College në New York dhe është publikuar në revistën shkencore Cell.

Ilaçi eksperimentues i quajtur CA ka nisur të japë rezultatet pas 4-6 muaj që nga nisja e terapisë në formë orale, me përmirësim të dukshëm të simptomave të alzheimer dhe reduktim të theksuar të proteinave jofunksionale në tru.

Sipas kërkuesve, kjo gjë mund të ndihmojë në ruajtjen e funksioneve të neuroneve edhe në stadet e avancuara të sëmundjes.

Studimet vijojnë për rikonfirmime për të vijuar më pas në fazën tjetër eksperimentuese, atë mbi njeriun, që nëse do të rezultojë edhe aty efikase, atehërë ky meidkament do të shënojë një sukses të jashtëzakonshëm të shkencës.

Klan News