Shqipëria hedh hapat e parë për krijimin e shoqërisë për prodhimin dhe tregtimin e armëve.

Ministria e Mbrojtjes ka hedhur për konsultim projektligjin që synon ringritjen e industrisë ushtarake, duke e cilësuar jo vetëm të nevojshëm për të rritur kapacitetet mbrojtjes të Shqipërisë, por edhe për të forcuar pozicionin strategjik të vendit në rajon dhe në skenën ndërkombëtare të sigurisë.

Paralelisht kjo do të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik, duke e bërë industrinë e mbrojtjes një motor mbështetës për përparimin”.

Prodhimi, riparimi, demilitarizimi dhe tregtimi i ligjshëm, brenda dhe jashtë vendit, i të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, municionet, teknologjitë dhe pajisjet ushtarake, do të bëhet në funksion të politikave kombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.

Me anë të kësaj nisme ndërmerret hapi i parë drejt rivitalizimit të industrisë ushtarake”.

Shoqëria shtetërore do të mbajë emrin KAYO sh.a dhe aksioneri i vetëm është shteti, që është edhe burimi financiar fillestar i saj.

Efektet fillestare të këtij projektligji në momentin e krijimit të kësaj shoqërie janë në vlerën 300.000.000 Lekë dhe do të përballohen nga fondi rezervë.

Në Shkurt të këtij viti, Kryeministri Edi Rama pas takimit me Presidentin e Ukrainës,Volodimir Zelenski në Tiranë, ra dakord për të krijuar një industri  për bashkëprodhimin e municioneve me qëllimin për të ndihmuar Ukrainën.

Tv Klan