Ashtu siç pritej, finalja e Champions League prodhoi dy panorama të ndryshme, fitoren në një anë dhe humbjen në anën tjetër, lumturinë dhe zhgënjimin, por tek të dy skuadrat mbetet e njëjtë krenaria.

Real duke siguruar trofeun e 15 ndërsa Borussia pasi bëri një sezon mjaft të mirë dhe të arrish në finale nuk është pak.

“Mendoj se ky kompeticion më dha lumturi fantastike si lojtar, si trajner dhe objektivi im është të përpiqem të përsëris të njëjtin emocion. Unë kam fatin të jem në klubin më të mirë në botë”, tha Carlo Ancelotti.

“E kam të vështirë të gjej fjalët e duhura sepse po përjetoj një kaos të madh emocionesh për momentin. Një sekondë jam krenar për performancën, dhe në tjetrin ndihem bosh dhe shumë i zhgënjyer pas lojës”, tha Terziç.

Teksa në Spanjë u ndezën flakadanët pas ndeshjes, në sheshin Cibeles u bashkuan të gjithë tifozët e Real Madrid për të festuar. Gëzimi për këtë arritje fantastike ishte i jashtëzakonshëm.

Një panoramë krejt tjetër në Dortmund. Tifozët i ndezën flakadanët në fillimin e ndeshjes dhe më pas në golat e pësuar mbuluan fytyrën me duar. Në fund të takimit, kur real ngrinte trofeun, gjermanët kafshonin thonjtë nga dëshpërimi.

Kështu janë finalet, dikush do të humbë në fund. Por duket se Real do të fitojë gjithmonë.

Tv Klan