Ekspertët: Buxheti i kushtëzuar nga pandemia dhe nevojat e rindërtimit

Shqipëria rezulton me paketën e më të ulët në rajon për të ndihmuar bizneset dhe konsumatorët nga pandemia e COVID-19. Sipas llogaritjeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në total ndihma e dhënë arrin në 2.9% të prodhimit të brendshëm bruto, më e ulët edhe se ndihma e Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa mesatarja e vendeve në zhvillim dhe atyre të Ballkanit Perëndimor është përkatësisht 5.3 dhe 5.8%.

Për ekspertët e ekonomisë, e gjithë kjo situatë reflekton mundësitë e ulëta buxhetore për shkak të goditjeve nga tërmeti dhe financimi i rindërtimit.

 “Vetëm për rindërtimin fondet e dhëna arrijnë në 2.2% të PBB-së, ndërsa borxhi publik nisi të rritej që përpara pandemisë për shkak të situatës së tërmetit”, shprehet Altin Hoti, ekspert ekonomie.

Altin Hoti thotë se edhe në të ardhmen financimi i paketave të tjera të ndihmave mund të ketë mundësi të ulëta buxhetore për shkak të nivelit të lartë të borxhit publik dhe shtesave që u miratuan buxhetin e vitit 2021 për rimbursimin e ilaçeve dhe dyfishimin e ndihmës ekonomike.

Niveli i borxhit nuk mund të tolerojë financime në paketa të tjera për mbështetje të bizneseve nga pandemia, sepse edhe skemat e garancisë sovrane nëse do të zgjateshin si instrumente sërish do të reflektoheshin te niveli i borxhit publik”, shton ai.

Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Shqipëria është vendi i vetëm që ka dhënë ndihmë direkte më të ulët nga buxheti për suportin e punëtorëve dhe bizneseve nga pandemia, në nivelin 190 milion dollarë, ndërsa 260 milion dollarë janë ndihmë jashtë buxhetore me skemat e garancisë sovrane ku mbështetej te një pjesë pagesa e interesave të kredisë dhe te skema 2, garantimi i 60% të kolateralit.

Tv Klan