Kombëtarja e volejbollit të femrave mori medaljen e bronzit në Ligën e Europës.

Një sukses i vajzave kuqezi me rezultatin 3 – 0 ndaj Estonisë të dielën në Suedi. Shqipëria nuk arriti të kalonte në gjysmëfinale përfaqësuesen vendase, por ia doli të thyejë atë baltike në një ndeshje që zgjati pak më shumë se 1 orë.

Një triumf i përfaqësueses shqiptare të volejbollit të femrave, që dha rezultat në fazën e grupeve ku fitoi 5 nga 6 ndeshjet e zhvilluara. Turneu i radhës për Kombëtaren e volejbollit të femrave do të jetë gara në Lojërat Mesdhetare që do të mbahen nga 22 Qershori deri më 1 Korrik në Tarragona të Spanjës.

Tv Klan