Shqipëria pa qese plastike në 1 Qershor 2020

Shqipëria pa qese plastike në 1 Qershor 2020

17:07 13/12/2019

Klosi: Të vendosur ta përmbushim premtimin

1 qershori 2020 do ta gjejë Shqipërinë si vendin e parë europian pa qese plastike.

Ishte ky fokusi I Simpoziumit të dytë Shkencor Ndërkombëtar të zhvilluar nga Ministri i turizmit dhe I mjedisit Blendi Klosi në Fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit.

 “Besoj ju që jeni shumë më tepër të informuar e keni parë edhe vendimet e fundit të vendeve europiane që kanë marrë një direktivë që në vitin 2021 nuk do të ketë më plastika njëpërdorimshe në BE, por ne duam të jemi shumë më tepër avangardë në këtë aspekt edhe për shumë arsye që kanë të bëjnë me realitetin shqiptar. Pra në 1 Qershor 2020 ne të vazhdojmë të jemi këmbëngulës që duhet të shënohemi si vendi i parë europian pa qese plastike mbajtëse njëpërdorimshme”.

Duke vlerësuar kontributin e trupës pedagogjike të këtij fakulteti në këtë nismë, ministri Klosi ka kërkuar mbështetjen e tyre në vendimmarrjet në fushën e mjedisit. 

“ Pa kontributin e inxhinierëve të këtij fakultetit ne do ta kishim të pamundur që të ndërtonim një masterplan të qartë dhe një ndërhyrje radikale në këtë aspect. Duhet shumë që inxhinierët e këtij fakulteti dhe mendimi inxhinierik të jetë gjithmonë e më aktiv në vendimmarrje që kanë të bëjnë me monitorimin e fazës së dytë por mbasi të kemi një reduktim të ndotëse të dukshëm cfarë do të bëjmë me ndotësit e padukshëm”.

Ministri Blendi Klosi ftoi edhestudentët të jenë pjesë e praktikave mësimore pranë institucioneve në varësi të ministrisë së Mjedisit.

Tv  Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi