Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia teksa po tentonin të kalonin në kufirin italo-zviceran. Të arrestuarit janë një 33-vjeçar dhe një vajzë 22-vjeçare. Ata udhëtonin me një automjet në të cilin kishin fshehur 17 pako me kokainë.

Pesha në total rezultoi të ishte 19 kilogramë. Dy shqiptarët do të hynin në Itali, ndërsa makina e tyre rezultonte e regjistruar në Gjermani.

Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur, ndërsa të dy akuzohen për trafik droge. Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur këtë aktivitet kriminal. /

tvklan.al