Shqiptarët kërkojnë azil në Zvicër

Shqiptarët kërkojnë azil në Zvicër

23:15 18/01/2019

Edhe pse që nga Janari i vitit të kaluar qeveria zvicerane ashpërsoi ligjet e azilit, shqiptarët e kanë provuar sërish fatin në Zvicër duke u renditur të pestët në listën e kombësive që kanë paraqitur kërkesat për azil.

Në lidhje me kombësitë, Nigeria kryeson për numrin e azilkërkuesve në Zvicër me 2 mijë e 433 kërkesa, e ndjekur nga Gambia me 1176 kërkesa për azil, Algjeria me 803, Maroku 792 dhe azilkërkuesit nga Shqipëria me 685 aplikime. Krahas kthimeve me forcë të atyre që u janë refuzuar kërkesat për azil Zvicra do të paguajë më pak para për njerëzit pa shtetësi, statusi i të cilëve do të jetë në të njëjtin nivel me atë të refugjatëve.

Agjentët policorë kryen përgjime dhe kërkime të emigrantëve të paligjshëm në trena, në rrugë, në aeroporte dhe në anije. Rojet kufitare zvicerane kanë regjistruar 16,563 raste të qëndrimeve të paligjshme në vend. Shumica e njerëzve që qëndronin në mënyrë të paligjshme janë arrestuar.

Klan Plus
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI