Një shqiptar është vënë në pranga në Milano të Italisë mbi akuzën për përdhunimin e dy vajzave të tij dhe dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Bëhet fjalë për një 56-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ende.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, besohet se shqiptari ka nisur të përdhunojë vajzat kur ato ishin në moshat 4 dhe 5-vjeçare. Kjo ka zgjatur për disa vite me radhë.

Ajo që e ka denoncuar të atin ka qenë vajza e madhe e familjes, e cila tashmë është në moshën 29-vjeçare. Pas një sherri që ka ndodhur për motive ekonomike ajo ka shkuar në polici dhe ka treguar gjithçka.

Dhuna seksuale nga ana e babait shqiptar ka nisur në vitet 1999 dhe 2002 ndaj saj, kur ajo ishte në moshën 5 vjeçe dhe më pas 8 vjeçe. Ndërkohë ndaj të motrës më të vogël kanë nisur në moshën 4-vjeçare nga 2004 deri në vitin 2013.

Sipas hetimeve, shqiptari nuk kishte një punë stabël, ishte i alkoolizuar dhe luante kumar. Në vazhdimësi ai ka kërcënuar gruan dhe vajzat se do t’i rrihte për vdekje.

Pre e dhunës në të shumtën e rasteve ishte dhe bashkëshortja. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për shqiptarin. /tvklan.al