Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun famëkeq të Koridalosit në Greqi, ku një 55-vjeçar shqiptar dhunoi për vdekje një të burgosur grek.

Mediat raportojnë se 55-vjeçari shqiptar ishte i dënuar me 8 muaj burg për hyrje ilegale në shtetit fqinj, e ndërsa 66-vjeçari grek ishte i dënuar me 12 muaj për trafik droge. Të dy të dënuarit do të liroheshin për pak ditë, ndërsa mbaheshin në një qeli, nën një mbikëqyrje të posaçme.

Kjo ngjarje sipas mediave vendase nxori edhe një herë në pah problemet me sigurinë në burgjet greke.

Tv Klan