Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi për tentativë përdhunimi ndaj një vajze 32-vjeçare dhe për sulm ndaj oficerëve të policisë.

Ngjarja ka ndodhur në martë në ishullin e Simit në lokalin që menaxhon 32-vjeçarja. Brenda kafenesë ajo u sulmua nga shqiptari, i cili tentoi ta përdhunonte.

Vajza arriti të lajmërojë policinë dhe në vendngjarje mbërritën autoritetet.

Por 30-vjeçari shqiptar sulmoi fizikisht edhe policët që shkuan ta arrestojnë duke i dhunuar, sipas raportimeve të mediave greke.

Megjithatë, ata mundën të arrestonin 30-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

/tvklan.al