Miss Universe, këtë vit zhvillohet më 16 Dhjetor, në Bangkok të Tajlandës. Shqipëria përfaqësohet nga bukuroshja Trejsi Sejdini, e cila është një nga pretendentet kryesore për të fituar kurorën.

Prej javësh Trejsi është një nga të preferuarat e publikut, duke kryesuar klasifikimet. Në paraqitjet e deritanishme në veshjet e saj nuk mungojnë edhe simbolet kombëtare. Bukuroshja 18-vjeçare ka marrë vlerësime pozitive nga mediat e huaja.

Ky konkurs bukurie këtë vit do të jetë ndryshe nga të tjerët, pasi për herë të parë në histori do të ketë një juri vetëm me femra, biznesmene, sipërmarrëse, modele etj. Vendimi për të patur një juri pa prezencën e asnjë burri është pjesë e lëvizjes #MeToo, kundër ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale.

Klan Plus