Tërmeti që tronditi vendin tonë të martën e 26 Nëntorit, shkaktoi 51 viktima. Sensibilizimi dhe ndihma për të prekurit nga tërmeti ka qenë e madhe nga personazhet e njohur të ekranit brenda dhe jashtë vendit.

Një prej tyre është edhe këngëtari Ermal Meta, i cili ka ofruar mbështetjen e tij për ndërtimin e shtëpisë së shkatërruar të familjes Alla. Në postimin e tij ai gjithashtu kërkon që çdokush të jepte një kontribut, sado i vogël që të jetë.

Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erion Veliaj duke dhenë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë”./tvklan.al