Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Nëse të gjitha ndërmarrjet buxhetore, subjektet private dhe organizmat ndërkombëtare, do t’i paguanin KESH-it faturat e energjisë elektrike, Shqipëria do të blinte rreth 200 milion kilovatë/orë energji, e po të konvertohet në para janë 1 miliard lekë të reja. Kur shteti nuk mbledh dot paratë e tij është mjaft e vështirë t’ua kërkojë qytetarëve, që të paguajnë faturat. Kryetari i policisë elektrike Azem Lamaj, thotë:

Azem Lamaj:- “Ne kufirin e kemi vendosur deri më datën 28 Dhjetor, por veprimi jonë do të fillojë pas Vitit të Ri, ku do të jetë ndërprerja e menjëhershme e energjisë elektrike, deri në likuidimin e plotë të të gjithë debisë. Në këto lista të debitorëve, përfshihen firma të ndryshme, që janë konsumatorë të mëdhenj, përfshihen subjekte gjysmë buxhetor, disa parti politike, disa organizma ndërkombëtar, që veprojnë këtu etj”.

Në rast se shteti s’jep shembullin e tij duke paguar, ç’mund të presësh nga qytetarët?/tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti