Janë shtigje të hapura në kohë. Fillimisht u përdorën nga klandestinët shqiptarë drejt Greqisë. Kurse vitet e fundit po u shërbejnë refugjatëve të huaj që nga Greqia tentojnë një vend në Perëndim.

Rrugët kalojnë përmes fshatit Kakavije dhe Glinë. Ato janë të boshatisura nga të rinjtë që kanë emigruar, dhe banorët e vetëm janë disa të moshuar.

Grupet e klandestinëve shpesh janë të organizuar. Dikush i udhëheq deri në Gjirokastër. Aty ku është porta kryesore pritëse. Prej andej do të udhëtojnë drejt Shkodrës, Hanit të Hotit, Muriqanit për t’u futur në Malin e Zi.

Shqipëria është kthyer në një korridor të rëndësishëm për kalimin e refugjatëve. Dy vitet e fundit janë kapur më shumë nga ata, por të arrestuar ka vetëm shoferë ose barinj udhërrëfyes.

Trafikantët shpesh ndryshojne rrugët e kalimit për të shmangur kontrollet e policisë. Pak ditë më parë u raportua për një grup që po kalonte permes shtratit të lumit Drino në afërsi të Urës në Gjirokastër. Mes tyre ishin dhe dy fëmijë.

Tv Klan