Shtyhen zgjedhjet e përgjithshme në Serbi

Shtyhen zgjedhjet e përgjithshme në Serbi

09:16 15/12/2019

Opozita ka vendosur të bojkotojë këtë pr

Qeveria e Serbisë ka vendosur që zgjedhjet e muajit Mars të shtyhen deri në një datë tjetër në maksimumin e lejuar me Kushtetutën e Serbisë. Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka konfirmuar deklarimet e mëhershme që vinin nga Kuvendi se zgjedhjet mund të shtyhen për shkak të negociatave për bojkot të opozitës.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka thënë se për qytetarët është mirë të ndodhin sa më parë. Por, ajo ka thënë se bashkë me presidentin, Aleksandar Vuçiç, ka vendosur që ti përgjigjet opozitës me më shumë kohë.

“Sa i përket datës së zgjedhjeve, personalisht kam lutur presidentin që të shtyjmë zgjedhjet në pajtueshmëri me ligjin. Presidenti ka qenë kundër kësaj, por i ka besuar ekipit të tij dhe ka pranuar kërkesën. Ne do tu japim kohë me këtë kërkesave të opozitës”.

Por, një pjesë e opozitës e grumbulluar në Lidhjen për Serbinë tashmë ka marrë vendim që të mos garoj në zgjedhje për shkak të mungesës së lirisë së mediave dhe keqpërdorimeve të qeverisë.

Brnabiç tha se 70 për qind të kërkesave të opozitës janë plotësuar.  Ajo kritikoj përfaqësuesit e BE-së duke thënë se as në vitin 2012 kur Vuçiç fitoi nuk ka patur shumë liri.

“Një pjesë e opozitës dhe Lidhja për Serbinë nuk kanë politikë tjetër pasi pjesëmarrja e tyre në zgjedhje do të thoshte një disfatë të thellë dhe ata pastaj këtë do të duhej ta sqaronin dhe militantët e tyre do tu kërkonin përgjegjësi”.

Një pjesë e opozitës nuk merr pjesë as në negociatat me ndërmjetësimin e BE-së pasi nuk i konsiderojnë të mundshme dhe protestat kundër kanë vazhduar edhe pas vendimit.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi