Pas seancës maratonë në Parlamentin e Kosovës, votimi për Demarkacionin me Malin e Zi është shtyrë për ditën e nesërme.

Klan Kosova raporton se palët politike kanë arritur një marrëveshje që seanca për Demarkacionin të vazhdojë nesër në orën 10:00.

Në seancën e nesërme pritet që të hidhet vetëm në votim çështja e Demarkacionit, ndërsa bisedimet për këtë temë të mbyllen sonte.

Shtyrja e votimit për Demarkacionin është bërë edhe për shkak të mungesës së numrave në Parlament, pasi pjesa më e madhe e deputetëve janë larguar për shkak të seancës të tejzgjatur. 

/tvklan.al