Hyjnor e cilëson e përditshmja portugeze Cristiano Ronaldon për shfaqen që dha në ndeshjen ndaj Spanjës. Ndërsa gazeta tjetër më e madhe në vend A bola thotë se ka mbetur pa fjalë.

Për katalanasen Sport, sulmuesi portugez i Real Madrid ishte thjesht spektakolar, ndërsa e gjithë ndeshja ishte drithëruese për El Mundo Deportivo.

Ronaldo është edhe në faqet e para të gazetave më të mëdha sportive spanjolle. Marka me shkronja të verdha shkruan se Cristiano i ka hidhëruar debutimin në Botëror.

Për As, Spanjës i mungoi fati.

Mediat italiane shkojnë aty ku duhet. I kërkojnë Real Madridit t’i rrisë pagën portugezit, duke e cilësuar atë të ardhur nga planeti Mars, ndërsa ato britanike e cilësojnë si njeriun raketë.

Cristiano Ronaldo i meriton të gjithë këto tituj! Të presim debutimin e Lionel Messit për të parë çdo të thonë.

Tv Klan