Bota e sportit në zi për Antonio Reyes. Futbollisti spanjoll u shua në moshën 35-vjeçare për shkak të një aksidenti rrugor këtë të shtunë në Utreram, qyteti i tij i lindjes. Ai udhëtonte me makinen e tij ku viktimë mbeti edhe një tjetër person sipas mediave spanjolle.

Lajmin e dha së pari klubi i Sevilla ekip ku u formua dhe i debutoi në La Liga në tepër i ri, vetëm 16 vjeç. Ende nuk është e qartë dinamika e aksidentit.

Reyes i cili u aktivizua edhe skuadra të tjera të njohura si Real e Ateltico Madrid dhe Arsenal ishte ende në aktivitet dhe luante me Estremadura, në kategorinë e dytë. Reyes ishte pjesë e përfaqësueses së Spanjës në finalet e Botërorit të vitit 2006. Antonio Reyes fitoi disa trofe brenda dhe jashtë vendlindjes.

Tv Klan