Një ditë pas vendimit gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit, ka reaguar edhe ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schutz.

Diplomatja gjermane shprehet se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin, ndësa i ka bërë apel drejtësisë shqiptare që të mos tërhiqet në burgosjen e elementëve kriminalë.

“E kam ndjekur me vëmendje procesin ndaj 5 të pandehurve në çështjen Shullazi. Askush nuk qëndron mbi ligjin, drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë. Lufta kudër krimit dhe korrupsionit, është detyrë e Shqipërisë në rurgën drejt Bashkimit Europian”,

ka deklaruar ambasadorja gjermane.

Më herët reagoi edhe ambasada amerikane duke përshëndetur vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Një ditë më parë, banda e Shullazit u dënua me 55 vite burg në total, nga të cilat 14 vite u dhanë për Emiljano Shullazin.

/tvklan.al