Si bëhet deputet “Falco Laçjani”, Bes Kallaku flet për herë të parë për filmin

Si bëhet deputet “Falco Laçjani”, Bes Kallaku flet për herë të parë për filmin

18:34 15/11/2019

Bes Kallaku është padyshim një aktor i suksesshëm në fushën e humorit, një personazh mjaft i dashur nga publiku, i cili ka ditur si të rrëmbejë zemrat e tyre që në fillimet e tij.

Prej kohësh ai ka nisur xhirimet e filmit të parë si producent dhe njëkohësisht edhe si aktor dhe në datën 20 Nëntor do të jetë edhe premiera e filmit “Falco”. I ftuar në programin “Rudina”, Kallaku ka folur për filmin duke treguar edhe detaje interesante.

Kjo ka qenë ëndrra ime qysh në kohët e hershme, që të arrija pikërisht në kërë prodhim, në këtë që kam bërë sot, në filmin tim të parë”.

Bes Kallaku ka punuar 2 vite e gjysmë me këtë projekt, por rezultati final ka ndryshuar shumë nga ideja fillestare.  

Kjo ishte sipërmarrja ime e parë për të bërë ose për të prodhuar një film, ose për të shkruar një film nga fillimi në fund. ‘Falco’ është një projekt që ka nisur para dy vitesh e gjysmë me skenarin, derisa arritën të piqen të gjithë elementët për të qenë e përshtatshme edhe koha, edhe vendi i duhur se ku do xhirohej dhe kur do xhirohej”.

Në qendër të “Falco” është situata aktuale politike dhe sociale në Shqipëri, sigurisht e shoqëruar me nota humori dhe parodie. Xhirimet janë realizuar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Velipojë, Gjirokastër, Vlorë, Tepelenë, Kukës, Fushë-Krujë, Fier, Himarë, Lezhë, Shëngjin, Firenze, Milano.

Historia e “Falco Laçjanit”, Skifterit, personazhit të famshëm që jetonte duke grabitur shtëpitë e të pasurve italianë, një natë të bukur pune i bie telefoni dhe e lajmërojnë që do të bëhet deputet. Kjo për shkak se në qarkun e Lezhës, pas dorëheqjes së 4 deputetëve në listë, emri i tij është pasardhësi në atë listë dhe automatikisht i takon mandati i deputetit.

Pikërisht këtu fillon aventura e heroit duke përshkruar plot humor e satirë gjithë realitetin social-politik shqiptar. Duke hequr kostumin e punës, kapuçin dhe duke e zëvendesuar atë me kostumin dhe kollaren e një politikani. Pjesë e kastit janë: Bleona Qereti, Arben Derhemi, Albano Bogdo, Olsi Bylyku, Margent Çaushi, Kristi Prenga, Drane Xhai, Behar Mera, Kastriot Shehi, Rashel Kolaneci, Sara Kolami.

Besi tregon se në secilin vend që kanë shkuar për të xhiruar ka pasur një ndihmë shumë të madhe. Një mbështetje e madhe për të ka qenë bashkëshortja e tij, Xhensila.

Më ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme, por mbi të gjitha ka qëndruar me Ajkën dhe ka qenë përgjegjëse të paktën për 2 muajt e xhirimeve. Sepse nuk janë thjesht 40 e ca ditë xhirime, është edhe periudha e para përgatitjes. Edhe Xhensila është strapacuar në krahun tjetër, sepse nuk ka pasur një ndihmë, të paktën në atë periudhë unë nuk kam qenë fare në shtëpi, isha 12-14 orë xhirime dhe ajo ka pasur barrën më të madhe për të rritur Ajkën”.

Gjatë periudhës së xhirimeve, aktori e ka pasur shumë të vështirë, sepse nuk arrinte dot të shikonte vajzën.

Unë vija në shtëpi në 2 të mëngjesit dhe e gjeja në gjumë, zgjohesha në 6 të mëngjesit dhe ikja xhiroja. Një ditë i kisha xhirimet në orën 10 dhe u zgjova në orën 9 dhe thashë do rri të paktën gjysëm ore me vajzën. Dado së bashku me Xhensilën ishin zgjuar para meje dhe kishin shkuar nga liqeni, sepse vajzën e nxjerrin shëtitje dhe ai gjysmë ore më shkoi dëm. Atë ditë jam ndjerë më keq sepse ishin fiks mbi 31 ditë që nuk shikoja vajzën”./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi